Ancelotti ia shtyn debutimin Mbappesë?
13 gusht 2024
| 14:46
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka vendosur të mos e aktivizojë Kylian Mbappenë në Superkupën e Evropës.
Madrilenët, si fitues të Ligës së Kampionëve, do të përballen me Atalantën, fituese të Ligës së Evropës, këtë të mërkurë.
Mirëpo, legjenda italiane ka vendosur që t’i nderojë futbollistët që ndihmuan në kampanjën e sezonit të kaluar që pa Mbretërit të shpallen kampionë të Evropës.
Kësisoj, superylli francez duhet të presë edhe pak para se të prekë topin në një ndeshje si futbollist i Realit.