Ancelotti: Ishte ndeshja me e keqe e sezonit

04 tetor 2021 | 13:22

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur menjëherë pas humbjes nga Espanyoli, me rezultat 2-1, ndeshje kjo e vlefshme për javën e tetë në La Liga.

Pas ndeshjes, Ancelotti ka thënë se kjo ishte ndeshja më e keqe e sezonit dhe që e merituan humbjen.

“Ndeshja më e keqe e sezonit, duhet të jem i sinqertë. Luajtëm keq, asgjë nuk mund të them. Kur pranuan, u befasuam të gjithë. Humbja nuk ishte aksident, e merituam humbjen. Jemi shqetësuar, ky klub nuk është mësuar me humbje pas humbjes, duhet të rregullojmë gabimet që bëmë sot”, ka thënë Ancelotti.

“Pozita e topit ishte e pasaktë. Bisedova me lojtarët, ata e pranuan gjithashtu. Nuk ishim agresivë, humbëm shumë duele dhe nuk ishim vertikalë me topin”, ka deklaruar Ancelotti. Ndërkohë, Real Madridi është lider me 17 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy shkencëtarë amerikanë që zbuluan sesi trupi i njeriut ndjen…