
Ancelotti: Jam krenar për ekipin tim
20 shkurt 2025
| 11:21
Pas fitores 3-1 të Real Madridit ndaj Manchester Cityt dhe kualifikimit bindës në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve, trajneri Carlo Ancelotti u shpreh krenar me skuadrën e tij.
“Kemi zhvilluar një ndeshje të shkëlqyer kundër një kundërshtari të fortë si Manchester City. Jam krenar për skuadrën time, treguam karakter dhe cilësi në fushë. Mbappe ishte i jashtëzakonshëm me tripletën e tij, por e gjithë skuadra kontribuoi në këtë fitore të rëndësishme. Tani duhet të përqendrohemi në ndeshjet e ardhshme dhe të vazhdojmë me këtë ritëm”, ka thënë Ancelotti.