Ancelotti: Jemi favorit në Ligën e Kampionëve
Muzika e Ligës së Kampionëve e shndërron Real Madrid në një “bishë” të vërtetë, prej vitesh kanë qenë dhe mbetën favoritë kryesor.
Ky diskutim nuk ndryshon as këtë sezon, pavarësisht formulës së re apo rivalëve të rinj, Reali mbetet ekipi për t’u mundur, janë ata kampionët në fuqi. Ky status nuk e tremb aspak Carlo Ancelottit, përkundrazi, trajneri i Realit është i vetëdijshëm se skuadra e tij ka për detyrë t’i shkojnë deri në fund edhe këtë edicioni.
“Favoritët janë gjithnjë të njëjtë, përfshi këtu edhe Real Madrird. Ky Champions, në çdo rast, është një histori e re. Shpresojmë t’i shkojmë deri në fund, ashtu si një vit më parë”, u shpreh Ancelotti përpara sfidës kundër Shtutgart, duke u ndalur më pas tek individët, duke nisur nga gjendja e Bellingham: “Ai është mirë, ashtu si Tchouameni dhe Militao. Eder nuk është stërvitur ende me ekipin, ka nevojë të pushojë, por është në dispozicion. A më mungon Toni Kroos? Kroos është një argument i përfunduar, i harruar. Ai është një lojtar që nuk mund të zëvendësohet, por kemi kush luan në atë pozicion. A është ky ekip më i fortë se një vit më parë? Kemi humbur Nacho dhe Kroos, dy lojtarë shumë të rëndësishëm, edhe Joselu. Gjithsesi, ka ardhur një nga sulmuesit më të mirë në botë. Mendoj se kemi një skuadër më të mirë”, u shpreh Ancelotti në konferencë për shtyp duke bërë në fund dhe një koment për Barcelonën:
“Është një rival që e respektojmë, ashtu si Atletico Madrid dhe Villareal, ekipe që po bëjnë mirë”, shtoi Ancelotti.
Sipas mediave spanjolle, Ancelotti do të ketë në dispozicion “BMV” e tij të famshme, Bellingham, Mbappe, Vinicius, një tredhëmbësh që i jep besim se mund t’i shkojnë deri në fund edhe këtij edicioni të Champions League.