Ancelotti: Kemi skuadër më të mirë se sezonin e kaluar

24 korrik 2022 | 13:34

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur pas “El Clasicos”.

Real Madrid dhe Barcelona janë përballur sot në Las Vegas, në kuadër të një ndeshje miqësore.

Ekipi katalanas kanë arritur fitore 1:0.

Pas atij takimi ka folur, Ancelotti duke thënë se kanë skuadër më të mirë se që kishin sezonin e kaluar.

“Kemi një skuadër më të mirë se sezonin e kaluar, intensiteti i stërvitjeve është përmirësuar”, ka thënë italiani.

Trajneri është pyetur edhe për Karim Benzeman, i cili ka munguar në “El Clasico”.

“Ai do të luajë 45 minuta në ndeshjen e radhës dhe do të jetë i gatshëm për Superkupën. Askush në botë nuk mund ta zëvendësojë Karimin”, është shprehur Ancelotti.

Real Madridi do të zhvillojë edhe dy ndeshje miqësore, përpara finales së Superkupës së Evropës ndaj Frankfurt, që zhvillohet më 10 gusht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu është optimist…