Ancelotti konfirmon mungesën e dyshes Mbappe-Bellingham në ndeshjen e Kupës

04 shkurt 2025 | 15:40

Real Madridi do të përballet me Leganesin në kuadër të Copa del Rey të mërkurën mbrëma.

“Los Blancos” do të vuajnë nga lëndimet e shumta edhe në këtë sfidë.

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, ka theksuar se dyshja Kylian Mbappe dhe Jude Bellingham nuk janë në dispozicion për këtë ndeshje.

“Mbappe është jashtë ndeshjes së nesërme. Ai ka një mavijosje në pulpë”, tha Carlo Ancelotti në konferencën e tij për shtyp.

“Vini Jr. është në dispozicion për nesër, por Jude Bellingham është jashtë”, tha trajneri italian.

Plani i Real Madridit është që të pushojë lojtarët kryesorë të lartpërmendur përpara derbit të Madridit këtë fundjavë.

Real Madridi humbi ndeshjen e fundit 1-0 jashtë në Espanyol dhe shpresojnë të rikthehen te fitoret ndaj Leganes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh.  SHALA - BAJGORA 1 me 160: LVV-ja në zgjedhjet e…