Ancelotti: Kualifikimi do të vendoset nga detajet, Simeone trajner i madh

12 mars 2025 | 13:17

Carlo Ancelotti foli për mediat në prag të ndeshjes së kthimit të 1/8-ave të Ligës së Kampionëve (e mërkurë, ora 21:00): “Jemi në një gjendje të mirë, të motivuar si gjithmonë në këtë kompeticion. Do të jetë një ndeshje e vështirë, e dimë këtë, por kemi besimin për të vazhduar përpara në këtë turne, i cili është shumë i veçantë për ne”.

Objektivat në Champions: “Është një ndeshje që na lejon të vazhdojmë të ëndërrojmë, siç kemi bërë në vitet e kaluara. Këtë vit është më e ndërlikuar, por kemi të njëjtin besim për të luftuar deri në ndeshjen e fundit”.

Përballjet me Atletico Madridin: “Më kujtohen të gjitha ndeshjet kundër Atletico Madridit, kanë qenë gjithmonë të luftuara. Ndonjëherë kemi fituar, ndonjëherë kemi barazuar dhe ndonjëherë kemi humbur. Sot do të jetë njësoj dhe kualifikimi do të vendoset nga detajet e vogla”.

Rëndësia e të gjithë skuadrës: “Kam më shumë se 11 lojtarë gati për këtë ndeshje. Ata që nuk luajnë nga fillimi dhe hyjnë më vonë do të japin kontributin e tyre. Një zëvendësim i mirë mund të bëjë diferencën”.

Përgatitja e një ndeshjeje të tillë: “Nëse vrapon shumë, mund të barazosh, por nëse bën diferencën, ka më shumë gjasa të fitosh. Qëllimi ynë është të kalojmë në çerekfinale, pavarësisht nga lojtarët që kemi në dispozicion”.

Superioriteti i Real Madridit në Champions: “Gjithçka është e ekuilibruar. Ndonjëherë fitojmë ne, ndonjëherë fitojnë ata. Sot do të jetë njësoj, do të vendoset nga detajet e vogla”.

Përgjegjësitë në humbje: “Përgjegjësit e fitores janë lojtarët, ndërsa për humbjet, tashmë e dini kush është. Ky nuk është një problem i Real Madridit, por i figurës së trajnerit. Kjo është diçka që dihet prej shumë kohësh. Nuk më shqetëson, sepse jam në një punë që e dua dhe që shumë të tjerë e dëshirojnë, prandaj duhet të marr përgjegjësitë”.

Për Simeonen: “E konsideroj një trajner të madh, kemi një ide shumë të ngjashme për futbollin”.

Përgatitja e penalltive: “Në stërvitje mund të shohësh kush i gjuan më mirë penalltitë. Kur bëjmë listën, marrim parasysh saktësinë, mënyrën si vëzhgojnë portierin…, por aspekti mendor është më i rëndësishëm se ai teknik. E kam fituar Champions-in me mbrojtës që shënonin nga pika e bardhë; Serginho, Nesta… Nuk është turp të thuash që nuk di t’i gjuash penalltitë. Duhet të marrësh përgjegjësi kur ndihesh mirë”.

Për qasjen e Atletico Madridit: “Mund të përpiqem ta parashikoj, por preferoj të fokusohem tek ekipi im. Duhet të dimë si ta amortizojmë presionin, si të mbrohemi me bllok të ulët. Atletico Madridi mund të luajë në shumë mënyra, njësoj si edhe ne”.

Modric dhe formacioni: “Rastësi që nuk ka luajtur dy ndeshje rresht si titullar. Nuk shikoj statistikat kur vendos për formacionin. Le të mos shqetësohet Modric për këtë”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të mërkurën paradite është bërë hapja zyrtare e kampionatit “IHF…