Ancelotti: Lëndimi i Benzemas? Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar
07 shtator 2022
| 16:53
Real Madridi fitoi 3-0 ndaj Celticut në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Një sfidë që trembi jo pak tifozët, pasi sulmuesi kryesor i madrilenëve, Karim Benzema, u zëvendësua në pjesën e parë.
Trajneri Carlo Ancelotti mendoi t’i qetësonte tifozët, teksa theksoi se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, ndërsa lojtari u nënshtrohet vizitave mjekësore për të mësuar edhe gjendjen e gjurit të tij.
“Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, por do të duhet të presim se çfarë do të thonë testet mjekësore”, ka deklaruar tekniku i “Los Blancos”.