Ancelotti: Liga e Kampionëve nuk është mision i pamundur

23 dhjetor 2019 | 16:09

Shndërrimi i Evertonit në kandidat për Ligën e Kampionëve nuk do të jetë mision i pamundur, sipas trajnerit të ri të klubit nga “Merseyside”, Carlo Ancelotti.

Ish-trajneri i Chelseat, Real Madridit dhe Milanit ka nënshkruar kontratë me Evertonin deri në vitin 2024. Ai e merr në dorë një skuadër të Evertonit, e cila momentalisht renditet në pozitën e 15 në Premierligë, vetëm katër pikë larg zonës së rrezikshme për rënie nga liga.

“Liga e Kampionëve është synimi dhe qëllimi afatgjatë. Asgjë nuk është e pamundur në futboll”, ka thënë Ancelotti.

Evertoni nuk ka marrë pjesë në Ligën e Kampionëve që prej vitit 2005, e cila është hera e vetme që ka marrë pjesë që prej vitit 1988. “Më ka tërhequr historia dhe tradita e klubit. Është njëri prej klubeve më të mëdha në Angli”, ka shtuar Ancelotti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur…