Ancelotti: Mbappe dëshiron të luajë nesër

18 tetor 2024 | 15:29

Real Madrid do të përballet me Celta Vigon, në ndeshjen e La Ligas. Në prag të këtij takimi ka folur trajneri i “Los Blancos”, Carlo Ancelotti.

“Së pari na vjen shumë keq për Dani Carvajal, ai është një element shumë i rëndësishëm dhe do ta humbasim si lojtar në muajt në vijim, por jo si lider”, ka thene Ancelotti.

“Mbappe? Ai shfrytëzoi pushimin për të përmirësuar gjendjen e tij. Ai është shumë mirë, është i lumtur dhe dëshiron të luajë nesër dhe të jetë i rëndësishëm për ekipin. Këto 15 ditë e kanë ndihmuar shumë”, ka shtuar Ancelotti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, ka folur për…