Ancelotti: Mbappe? Jemi të kompletuar

27 korrik 2023 | 15:01

Real Madridi e fitoi miqësoren ndaj Manchester United (2-0), kurse pas ndeshjes trajneri Carlo Ancelotti është pyetur rreth transferimit të mundshëm të Kylian Mbappe.

Tekniku italian ka thënë se skuadra e tij tashme është e kompletuar.

“Skuadra është shumë e mirë kështu. Jemi të kompletuar”, ka thënë Ancelotti. Klubi spanjoll tashmë është forcuar që nga fillimi i kësaj merkato me ardhjet e Jude Bellingham, për 105 milionë euro, Brahim Diaz, Joselu dhe Arda Guler.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova për herë të parë do të luajë në Zvicër…