Ancelotti: Modriq një legjendë, dhuratë e futbollit

24 shkurt 2025 | 11:22

Trajneri Carlo Ancelotti e ka lavdëruar mesfushorin Luka Modriq, pas fitores që Real Madidi e arriti të dielën ndaj Gironës (2-0). Trajneri italian e ka quajtur Modriqin legjendë, derisa ka thënë se ai mund të luajë për aq kohë sa dëshiron.

“Mund ta kishim mbyllur ndeshjen më herët, pasi krijuam shumë raste, megjithatë skuadra bëri një paraqitje shumë të mirë. Luka Modriç? Ai është një legjendë, një dhuratë për futbollin. Lojtar si ai nuk njohin moshë, mund të luajnë sa kohë të duan. Jemi me fat që e kemi në ekip”, ka thënë Ancelotti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka theksuar se në trevjetorin…