
Ancelotti: Morëm një avantazh të lehtë ndaj Atleticos
05 mars 2025
| 13:09
Trajneri Carlo Ancelotti ka thënë se Real Madridi mori një avantazh të lehtë ndaj Atletico Madridit (2-1), në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve.
“Ishte një ndeshje e ekuilibruar, me shumë intensitet. E kontrolluam mirë në nivel defensivë, por mund të bënim më shumë pas golit të avantazhit. Objektivi ishte të merrnin një avantazh të lehtë dhe ia arritëm. Mbappe? Nuk ishte në nivelin e tij maksimal, por edhe ai bëri një punë të mirë. Nuk ishte e lehtë të luaje kundër një mbrojtje të mbyllur si e Atleticos. Një punë të shkëlqyer bëri edhe Rodrygo, është një lojtar fantastik”, u shpreh Ancelotti.
Golat për Realin i shënuan Rodrygo dhe Diaz, kurse për Atleticon golin e vetëm e shënoi Alvarez.