Ancelotti mund të bëhet trajner i Brazilit
10 shkurt 2023
| 15:26
Mediumet njohura botërore kanë shkruar fort për trajnerin aktual të Real Madridit, italianin Carlo Ancelotti.
Sipas shumë burimeve, ai do të qëndroj tek klubi mbretëror deri në fund të këtij stinori, e më pas do të emërohet si trajner i Kombëtares së Brazilit.
Shkrimet thonë se italiani veçse e ka pranuar kontratën dhe postin e trajnerit të Brazilit. Ndryshe, 63-vjeçari gjatë karrierës si trajner ka shumë tituj të rëndësishëm të fituar. 25 trofe të fituar i ka gjatë karrierës me skuadrat që ka drejtuar: me Juventusin, Milanin, Chelsean, Parisin, Real Madridin dhe Bayernin. Prej tyre, i ka fituar katër Liga të Kampionëve, dy me Milanin, dy me Real Madridin.