Ancelotti: Na duhet ndeshje perfekte, jemi gati

11 shkurt 2025 | 13:07

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para ndeshjes së Champions ndaj Cityt.

“Është gjithmonë e vështirë të luash kundër skuadrave të Guardiolës, ai është i mrekullueshëm dhe gjithmonë e tregon këtë. Edhe në vështirësi ai gjithmonë sjell diçka të re. Ne kemi një marrëdhënie të mirë, e dimë që edhe nëse kemi fituar shumë, lojtarët janë pjesa më e rëndësishme”, shtoi ai.

Për rëndësinë e tranzicioneve për të dëmtuar Cityn: “Tranzicioni është i rëndësishëm, por për ta bërë atë duhet të rikuperohet topin dhe për këtë arsye të mbrohemi mirë. Sepse edhe ata nuk janë keq në tranzicion”.

Më pas për dëmtimet e shumta, më i fundit ai i Luca Vazquezit. “Është e vështirë të thuash pse kaq shumë probleme, veçanërisht në mbrojtje, mendojmë se kalendari është absurd, por nëse e them një herë apo një mijë herë ka të njëjtin efekt: zero”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e Kryeprokurorit të Kosovës ka njoftuar se ka kërkuar…