Ancelotti ndalon shitjen e Richarlisonit
31 dhjetor 2019
| 09:59
Emërimi i Carlo Ancelottit në krye të skuadrës së Evertonit ka ndryshuar jo vetëm situatën, duke i dhënë ekipit dy fitore radhazi, por edhe strategjitë e merkatos.
Gjatë gjithë muajit dhjetor është folur shumë për një kalim të Richarlison te Manchester United gjatë merkatos së janarit, por trajneri Italian ka bllokuar menjëherë çdo lëvizje, duke refuzuar edhe ofertën prej 70 milionë eurosh të “Djajve të Kuq” për kartonin e 22-vjeçarit.
Ancelotti u ka bërë të ditur drejtuesve të klubit se braziliani është një lojtar i rëndësishëm për lojën e tij dhe se nuk dëshiron në asnjë mënyrë ta humbasë futbollistin.