Ancelotti: Ndeshja e nesërme s’është vendimtare, jemi rikthyer në formë

11 prill 2023 | 15:26

Real Madridi do ta zhvillojë nesër (e mërkurë) mbrëma ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Los Blancos” do të përballen me Chelsean në njërën prej sfidave kryesore të kësaj faze.

Trajneri Carlo Ancelotti, ka thënë se tifozët mund ta shohin një ndeshje spektakolare në “Santiago Bernabeu”, por që nuk do të jetë vendimtare rreth kualifikimit për në gjysmëfinale.

“Ndeshja e nesërme nuk është vendimtare. Mund të ta japë një avantazh për ta menaxhuar më mirë lojën e kthimit. Jemi entuziastë. E duam një tjetër natë magjike në Bernabeu”.

“Chelsea e ka një super-ekip, nuk janë duke u zbavitur, por ky mund të jetë motivi më kryesor në këtë moment, i cili mund t’i detyrojë ata që ta japin maksimumin. Jam i trishtuar për situatën e tyre, është e qartë, sepse atje jam zbavitur dhe kam kaluar shumë mirë. Jam tifoz i Chelseat, natyrisht”, ka thënë Ancelotti të martën në një konferencë për media.

Në këtë kontekst, Ancelotti i ka uruar suksese trajnerit të ri, Franck Lampard.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi dhe Prishtina sonte zhvillojnë ndeshjen e pestë finale në…