Ancelotti: Në Ligën e Kampionëve nuk mund të fitosh pa vuajtur

18 shtator 2024 | 12:24

Kampionët e Real Madridit në Ligën e Kampionëve e mposhtën Stuttgartin me rezultat 3-1.

Trajneri Carlo Ancelotti ka thënë se ndeshje të tilla janë vështirë për tu fituar, sidomos në garën më të fortë në futboll.

“Ne jemi ende duke punuar shumë për të qenë versioni më i mirë i vetes tonë. Pas barazimit ne treguam forcën për t’u mos u dorëzuar dhe arritëm të fitonim. Nëse dikush mendon se të fitosh të tilla ndeshje është e thjeshtë, gabohet rëndë. Kam drejtuar skuadrat e mia në afro 200 ndeshje në Ligën e Kampionëve dhe në asnjërën prej tyre nuk mbaj mend të mos kemi vuajtur për të marrë rezultatin”, ka thënë Ancelotti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Princesha e Uellsit ka organizuar takimin e saj të parë…