Ancelotti në stadiumin e ‘ferrit’: Ndeshje e vështirë, por këtu kemi bërë gjithmonë paraqitje të shkëlqyera

27 nëntor 2024 | 18:16

Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madridit, dha disa deklarata nga fusha e “Anfield”, në prag të ndeshjes kundër Liverpool-it, e vlefshme për xhiron e 5-të të fazës së parë Champions League. “Kemi shumë besim, – shpjegoi trajneri nga Reggiolo për “SkySport”, – do të luajmë në një stadium legjendar, ku gjithmonë kemi bërë paraqitje të shkëlqyera. Ndeshja mbetet e vështirë, por dy sfidat e fundit na kanë dhënë ndjesi të mira. Shpresojmë të vazhdojmë kështu”.

Lidhur me cilësitë e “Reds”, Ancelotti tha: “Klopp ishte një fat për Liverpool-in dhe e çoi atë në nivele të larta. Ai që e ka zëvendësuar po bën mirë, falë skuadrës që Klopp arriti të ndërtojë. Nuk ka ndryshuar shumë në nivel idesh, Liverpool-i ka intensitet kolektiv dhe cilësi individuale”.

Në fund, ai foli për çështjen e dëmtimeve, me atë të fundit që i ndodhi Viniciusit, duke iu referuar veçanërisht debatit mbi kalendarin e ngarkuar me ndeshje: “E kam thënë shumë herë, po luhen shumë ndeshje. Dhe këto janë pasojat. Shpresojmë që Vinicius të rikuperohet sa më shpejt, do të shohim nëse do të jetë i gatshëm kundër Atalantës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person 20 vjeçar, i burgosur, është dhunuar seksualisht nga…