Ancelotti: Një pikë ndaj Betisit nuk është keq
Trajneri i Realit të Madridit, Carlo Ancelotti, ka thënë se një pikë nga ndeshja kundër Betisit (1-1) në “Benito Villamarin” nuk është keq për Real Madridin.
“Ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç dëshirojmë. Ishte një ndeshje e vështirë, me gabime dhe aspekte pozitive. Gjëja e keqe që ndodhi është se Ruibal shënoi një gol fantastik dhe ata na barazuan. Jam i kënaqur gjithsesi, sepse një pikë këtu nuk është shaka. Nuk mund të fitosh gjithmonë. Deri tani kemi bërë mirë dhe do të vazhdojmë të bëjmë mirë. Kthehemi në Madrid me të mirat që na ofroi kjo ndeshje”, ka thënë Ancelotti.
Trajneri italian foli edhe për zemërimin e Modriqit: “Nuk e di nëse Modriq ishte i zemëruar. Për fat të keq morëm një gol kur e kishim ndeshjen nën kontroll, por Betisi nuk e meritonte të humbiste”.