![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/01/1-ancelotti.jpg)
Ancelotti: Nuk do të ketë transferime të tjera
15 korrik 2022
| 15:05
Real Madridi e transferoi Aurelien Tchoumeni nga Monaco për më shumë se 80 milionë euro, ndërsa Antonio Rudiger erdhi nga Chelsea si lojtar i lirë. Këta dy lojtarë pritet të jenë të vetmit që Realit i ka transferuar këtë verë. Këtë lajm e ka konfirmuar trajneri Carlo Ancelotti.
“Ne nuk do të përfundojmë asnjë nënshkrim tjetër. Jemi të kënaqur me ekipin aktual, jemi të fortë. Jam i lumtur me Rudiger, Tchouameni dhe jam i sigurt se Hazardi do të na ndihmojë shumë”, ka thënë Ancelotti.