Ancelotti: Nuk mendojmë për Liverpoolin, por për Osasunën

18 shkurt 2023 | 09:23

Duke folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Osasunas, trajneri Carlo Ancelotti bëri një bilanc të sezonit të tij te Real Madrid. Ai foli dhe për situatën e dëmtimit të Karim Benzemas.

“Duhet të përgatitemi për të gjitha ndeshjet sikur të ishin të fundit dhe po e bëjmë këtë gjë. Qëllimi është që të ulim distancën me Barcelonën.  Nesër Rodrygo do të jetë titullar, nuk ka konkurrencë mes tij dhe Vinicius sepse mund të luajnë së bashku. Benzema? Nuk duam të rrezikojmë me të, ai është i lodhur dhe nuk do të jetë në këtë ndeshje. Tani le të mos mendojmë për Liverpool-in, por vetëm për Osasunan. Nuk do të bëjmë xhiro duke menduar për ndeshjen e së martës, ka një ndryshim mes kampionatit dhe Champions League”, deklaroi strategu i “Los Blancos”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti Christian Atsu është gjetur i vdekur nën rrënojat e…