Ancelotti pas ‘El Clasico’-s: Jam që 48 vite në futboll

27 tetor 2024 | 08:40

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka treguar se çfarë shkoi keq kundër Barcelonës në humbjen që pësuan në kuadër të javës së 11-të në La Liga.

Los Blancos pësuan disfatë 4-0 në Santiago Bernabeu, duke u turpëruar para tifozëve të tyre, ndërsa Kylian Mbappe ishte fytyra tragjike e tyre, duke qenë 8 herë në pozicion jashtë loje.

Pas ndeshjes, Ancelotti ka thënë se ata humbën shumë raste dhe nuk kishin më energji për t’u kthyer në lojë.

“Çfarë shkoi keq? Ishte një lojë e ngushtë derisa pësuam. Ne humbëm raste. Kur pranuam, humbëm energjinë”, deklaroi fillimisht trajneri italian.

“Ne ishim mirë në pjesën e parë, duhet të vazhdojmë kështu, duhet të harrojmë ato 30 minutat e fundit”.

“Sezoni është ende i gjatë, ne nuk do të dorëzohemi”.

“Pozitat jashtë loje të Mbappes? Ne luajmë kundër një linje të lartë, pozicionet jashtë loje janë normale”.

“Rezultati nuk reflekton ndeshjen (që bëmë). Ne kishim 12 pozita jashtë loje, por që kishim edhe katër situata një kundër një për të shënuar dhe duhej të shënonim”.

“Jam në futboll që 48 vite, andaj nuk gaboj kur ju them se pjesa e parë ishte e mirë”.

“Humbja e sontme nuk ishte si ajo nga Lille. Kundër Lilles, ne nuk garuam. Sonte kemi garuar”, tha mes tjerash Ancelotti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet…