Ancelotti pas humbjes nga Atletico: Problemi ishte mbrojtja, jo sulmi
Real Madridi e humbi ndeshjen derbi nga Atletico Madrid (3-1).
Trajneri Carlo Ancelotti është shfaqur i zhgënjyer nga ajo që skuadra e tij dha në fushën e lojës, ndërsa në anën tjetër mori përgjegjësinë për këtë humbje që i kushtoi dhe vendin e parë në renditjen e La Ligas.
“Tre golat e pësuar ishin fotokopje me njëri-tjetrin, kjo për shkak se qendërmbrojtësit nuk ishin vendosur mirë në zonë. Diferencën e bëri dhe fakti se Atletico është një nga skuadrat më të mira në mbrojtje. Janë shumë të fortë në duele dhe është e vështirë që të gjesh hapësira kundër tyre. Problemi në këtë ndeshje ishte mbrojtja, jo sulmi. Marrja e përgjegjësisë është minimumi. Unë e pranoj se është faji im. Ne tentuam shumë deri në momentin që pësuam golin e tretë. Moment kur gjithçka përfundoi. E përsëris: nuk e kishim problemin tek sulmi në këtë ndeshje”, ka deklaruar Ancelotti.
Reali pas humbjes ka zbritur në vendin e tretë me 15 pikë, një më pak se Barcelona dhe Girona që kryesojnë kampionatin spanjoll të futbollit.