Ancelotti, pas humbjes nga Barça: Unë jam fajtori  

21 mars 2022 | 15:27

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti është shprehur i zhgënjyer me humbjen që pësoi skuadra e tij në derbin ndaj Barcelonës (0-4). Trajneri italian e mori përgjegjësinë e plotë për këtë humbje turperuese.

“Është e vështirë pasi kjo është një ‘El Clasico’, shumë e rëndësishme për tifozët. Është një goditje, ne e humbëm betejën, por e kemi ende avantazhin dhe duhet të qëndrojmë të qetë dhe t’i presim lojtarët e lënduar. Gjithçka shkoi keq, duhet ta harrojmë këtë lojë dhe të shikojmë përpara, e kemi një shkëputje të madhe në ligë. Unë kam faj”, ka thënë Ancelotti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me 71 vjet burgim janë dënuar pesë persona të cilët…