
Ancelotti: Penalltitë janë lotari, Alvarezi e preku topin me dy këmbët
13 mars 2025
| 11:07
Trajneri Carlo Anceloti ka folur pas kualifikimit të Real Madridit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Reali e mposhti me penallti Atleticon, derisa trajneri italian ka thënë se Alvarezi e ka prekur topi me të dyja këmbët dhe se penalltitë janë lotari.
“Ishte një ndeshje e vështirë, pasi na shënuan që në minutën e parë, ai gol ndryshoi edhe dinamikën e ndeshjes. Ndaj Atleticos është e vështirë të krijon raste të pastra pasi ato mbrohen në një mënyrë të shkëlqyer. Penalltia e anuluar e Alvarez? Është pak e çuditshme, por është e qartë që ai e preku topin dy herë, fillimisht me të djathtën dhe më pas me të majtën. Gjithsesi, penalltitë janë një lotari, këtë e dimë të gjithë”, u shpreh Ancelotti.