Ancelotti për derbin ndaj Atleticos: Reali ka shanset për të avancuar në Kupë

26 janar 2023 | 11:38

Real Madrid do të luajë ndaj Atletico Madrid sonte, ndeshjen e Copa del Rey. Para kësaj sfide, trajneri i Carlo Ancelotti, i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

“Si të gjithë derbit, duhet të përgatitet në një mënyrë të veçantë. Ne u kthyem në shtëpi pas dy muajsh. Loja po përmirësohet, ndeshja e fundit ishte shumë e mirë (fitore ndaj Valladolidit) dhe do të jetë argëtuese edhe në derbi”, ka deklaruar Ancelotti.

Objektivi ndaj Atleticos, Ancelotti: “Ne mendojmë se kemi mundësinë për të arritur në gjysmëfinale. Ne kemi parasysh forcën e rivalit. Është një ndeshje e veçantë dhe argëtuese, sepse Atletico po përmirësohet”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur rreth takimit që…