Ancelotti: Përmbysjet janë pjesë e AND-së së Realit
Real Madrid shkoi në finalen e Superkupës së Spanjës pas fitores 5-3 ndaj Atletico Madrid në derbin e luajtur në Riad të Arabisë Saudite.
Një ndeshje e vendosur pas 120 minutave shtesë, ku dy herë “los blancos” përmbysën disavantazhin e “colchoneros”, për të arritur një fitore të madhe.
“Uroj që kjo ndeshje t’u shërbejë më të rinjve. Mund të humbasësh, por kurrë nuk duhet hequr dorë”, ka thënë Ancelotti. “Duhen ende edhe katër ditë deri në finale, por tensioni në këtë ndeshje ishte i tmerrshëm. Një ndeshje e dueluar fort, mes dy ekipesh që luftuan fort. Mendoj se ishte një ndeshje spektakli për futbollin. Fituam pasi patëm më shumë energji në fundin e ndeshjes”, ka shtuar ai.
“Fituan ata që hynë si zëvendësues, Joselu, Brahim, Ceballos. Kjo i jep shumë besim një trajneri, pasi sheh se e gjithë skuadra është e motivuar. Vetëm kështu mund të fitohen këto takime”, ka deklaruar Ancelotti.
Problem për Real janë golat e shumtë të pësuar: “Më shqetësojnë, pasi duhet të përmirësohemi. Gjithsesi, jemi të qenë edhe pse duhen ende 90 minuta për të fituar trofeun. Përmbysjet? Nuk ka asgjë të re për mua, mendoj se kjo është pjesë e AND-së së Real Madrid”.