Ancelotti pyetet për Mbappen, kjo është përgjigjja e tij
12 maj 2024
| 15:11
Kylian Mbappe para dy ditësh njoftoi se zyrtarisht do të largohet nga Paris Saint-Germain në fund të sezonit.
Ai do ta mbyll aventurën te parisienët dhe sipas të gjitha gjasave do t’i bashkohet Real Madridit, i cili e ka kërkuar tash e një kohë shumë të gjatë.
E trajneri i “Los Blancos”, Carlo Ancelotti është pyetur për sulmuesin francez, ndërsa italiani nuk dha asnjë përgjigje.
“Nuk jam duke e menduar atë temë për momentin. Kemi gjëra më të rëndësishme në të cilat duhet të fokusohemi tani”, ka thënë Ancelotti.
⚪️🇫🇷 Ancelotti: “Kylian Mbappé? I’m not thinking about that topic at the moment”.
“We have more important things to focus on right now”. pic.twitter.com/4o3hrJioeU
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 11, 2024