
Ancelotti rikthehet në Real
02 qershor 2021
| 08:37
Carlo Ancelotti rikthehet në Real Madrid.
Italiani ka zgjidhur kontratën me Everton dhe ka arritur marrëveshjen me spanjollët për tri vite.
Zyrtarizimi ka ardhur dhe nga ekipi i Real Madrid. ”Real Madrid C.F. njofton se Carlo Ancelotti do të jetë trajneri i ri i ekipit për tre sezonet e ardhshme. Sot do të bëhet nënshkrimit i kontratës së bashku me presidentin Florentino Pérez në Madrid. Më vonë, Carlo Ancelotti do të paraqitet në orën 18:00 para mediave në një konferencë për shtyp”.