Ancelotti rrezikon deri në 4 vite burg, akuzohet për evazion fiskal

28 mars 2025 | 16:40

Trajneri Carlo Ancelotti dhe Real Madrid janë në ankth. Trajneri i mirënjohur italian rrezikon deri në katër vite burg, nëse ndaj tij konfirmohen akuzat për evazion fiskal.

Të mërkurën e ardhshme në kryeqytetin spanjoll do të nisë edhe gjyqi, ku tekniku është i pandehur. Njoftimi është dhënë nga Gjykata e Provincës së Madridit. Sipas prokurorëve të çështjes, Ancelotti i ka fshehur tatimeve mbi një milion euro në periudhën nga viti 2014 deri në 2015-ën.

Ajo ishte koha kur ai drejtoi për herë të parë stolin e Realit të Madridit. 65-vjeçari nuk kishte deklaruar të ardhurat nga shfrytëzimi i imazhit. Prokurorët i kanë kërkuar gjykatës një dënim mjaft të ashpër për trajnerin: 4 vjet e nëntë muaj burg.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kosovë për këtë vikend parashihet të mbajë mot i…