Ancelotti: Tifozëve të Napolit dua t’u sjell trofe
Carlo Ancelotti është i emocionuar për rikthimin në Seria A, pas 9 vitesh që ka shëtitur nëpër Evropë, dhe që ka fituar gjithçka.
Trofe që do përpiqet t’i fitojë edhe në krye të stolit të Napolit, duke filluar nga ndeshja e parë e kësaj fundjave me Lazion.
“Do të jemi kompetitiv kudo, në çdo kompeticion. Forca e kësaj skuadre është shpirti i grupit. Skuadra nuk është se kishte nevojë për revolucion apo diçka të tillë. Merkato u zhvillua në linjë me objektivat që i kishim vënë vetes. Tifozët e Napolit kanë kohë që presin trofe, dhe dua t’i jap këtë kënaqësi atyre. Nuk jam lodhur së fituari. Ndaj Lazios do të jetë një ndeshje e vështirë, dhe e një niveli të lartë. Moduli do të jetë 4-3-3, por do të ketë ndryshime në interpretim, nga sezoni i kaluar”, ka thënë Ancelotti.