Ancelotti, trajneri i parë që i arrin 5 finale të Ligës së Kampionëve

05 maj 2022 | 14:49

Carlo Ancelotti është bërë trajneri i parë në histori që e arrin finalen e Ligës së Kampionëve pesë herë si trajner.

Italiani e ka udhëhequr Real Madridin drejt finales së madhe pasi e ka eliminuar në gjysmëfinale Manchester Cityn, 6:5 me rezultat të përgjithshëm, ndërsa në finalen e 28 majit në Paris e pret Liverpooli.

Pasi është bërë trajneri i parë që e fiton titullin e kampionit në pesë ligat më të forta evropiane, Ancelotti e ka shkruar emrin e tij në histori duke e regjistruar edhe finalen e pestë të Ligës së Kampionëve.

62-vjeçari kishte shkuar tri herë në finale të kësaj gare me Milanin dhe një herë më Real Madridin, me të cilin tash do ta shijojë finalen e dytë.

Ai e ka fituar tri herë Ligën e Kampionëve, ndërsa një herë ka dështuar pikërisht ndaj Liverpoolit, në finalen e famshme të vitit 2005.

“Don Carlo” do ta kërkojë trofeun e katërt në karrierë në Ligën e Kampionëve.

Finalet e trajnerit Ancelotti në Ligën e Kampionëve:

2003: Milani e mundi Juventus 3-2 në penallti

2005: Liverpooli e mundi Milanin 3-2 në penallti

2007: Milani e mundi Liverpoolin 2-1

2014: Real Madridi e mundi Atletico Madridin 4-1

2022: Real Madrid – Liverpool (28 maj)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eror Rrecaj nga Prishtina, shpall të pavlefshme dëftesën e klasës…