Ancelotti: Vështirë ta pranosh një barazim të tillë

30 shtator 2024 | 12:32

Real Madridi barazoi në derbin ndaj Atletico Madrid (1-1). Trajneri Carlo Ancelotti është shprehur i zhgënjyer me golin e pranuar në minutën e fundit shtesë. Ai ka thënë së është vështirë të pranohet një barazim i tillë.

“Është e vështirë të pranosh një barazim të tillë në një kohë kur je kaq pranë fitores. Atletico është një rival i fortë, me cilësi. Goli i tyre erdhi në minutën e fundit, është për të ardhur pasi po e kontrollonim mirë lojën dhe ishim kaq pranë fitores”, u shpreh Ancelotti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi…