Ancelotti zbulon të ardhmen e Modriqit
Mesfushorit Luka Modriq i skadon kontrata sërish në fund të sezonit, por ndryshe nga sezonet e fundit, ku supozohej se të dyja palët donin të vazhdonin marrëveshjen, kjo është më pak e qartë tani, pasi 38-vjeçari nuk është më zgjedhja e parë e trajnerit.
Kroati hodhi poshtë një ofertë të madhe nga Arabia Saudite në verë dhe një raport i fundit pretendonte se ai dëshiron të qëndrojë te Real Madrid përtej këtij sezoni. Trajneri Carlo Ancelotti u pyet nëse dëshironte që Modriq të vazhdonte sezonin e ardhshëm.
“Ai është një legjendë e këtij klubi dhe e futbollit. Ai do të duhet të marrë vendimet për sezonin e ardhshëm”, u përgjigj Ancelotti.
Më parë Modriq ka pohuar gjithmonë se më mirë do të largohej sesa të ulej në stol te Real Madridi. Pra, këtë sezon ai ka nisur vetëm 13 nga 41 ndeshjet e mundshme, duke munguar vetëm dy për shkak të lëndimit. Ai ka bërë 24 paraqitje, duke shënuar një herë dhe ka dhënë 6 asistime në vetëm 1250 minuta.