Andersen publikon listën e Dardaneve për dy ndeshjet ndaj Kroacisë
24 maj 2024
| 12:31
Përzgjedhësja e Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Anneli Andersen, e ka publikuar listën e “Dardaneve”, të cilat janë përzgjedhur për dy ndeshjet e dyta të ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian 2025.
Dardanet ndeshjen e parë do ta zhvillojnë kundër Kroacisë, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, më 31 maj. Ndeshjen e dytë, Dardanet do ta zhvillojnë në stadiumin “Branko Cavlovic-Cavlek” në Karlovac, më 6 qershor, kundër Kroacisë.
Përfaqësuesja e Kosovës në kualifikimet për Evropianin 2025, bënë pjesë në Ligën B, në Grupin B4, së bashku me Uellsin, Kroacinë dhe Ukrainën. Në dy ndeshjet e para ka pësuar humbje ndaj Ukrainës dhe Uellsit.