Andersoni në finalen e Wimbledonit
13 korrik 2018
| 23:12
Kevin Anderson është finalisti i parë i Wimbledonit.
Afrikano-jugori mundi amerikanin John Isner në ndeshjen e katërt më të gjatë në historinë e tenisit. Përballja mes dy shtatlartëve zgjati 6 orë e 36 minuta dhe përfundoi me rezultatin 3-2 për Andersonin (7-6, 6-7, 6-7, 6-4 dhe 26-24).
Ndeshja më e gjatë në historinë e tenisit ka si protagonist sërish John Isner, i cili në vitin 2010, po në Wimbledon, fitoi pas 11 orë e 5 minutash lojë ndaj francezit Nicolas Mahut. Në finale, Anderson do të ndeshet me fituesin e çiftit Rafael Nadal-Novak Djokoviq.