Andersoni, transferi i shtatë i West Hamit

15 korrik 2018 | 13:33

West Ham United pas transferimit të Ryan Fredericks, Lukasz Fabianski, Issa Diop, Jack Wilshere, Andriy Yarmolenko dhe Fabian Balbuena, ka transferuar edhe Felipe Andersonin nga Lazio.

Anderson ka nënshkruar kontratë katërvjeçare, teksa transferimi i tij thuhet se ka kushtuar plot 42 milionë funte apo 47.5 milionë euro, duke u bërë rekord i klubit.

“West Ham United është i lumtur të konfirmoj nënshkrimin rekord të klubit me mesfushorin sulmues të Lazios, Felipe Anderson. Brazilini, i cili është edhe përfaqësues i kombëtares, shënoi tetë gola dhe ndihmoi me dhjetë asistime në 32 paraqitjet e tij për klubin e Romës në sezonin e kaluar”, thuhet në njoftimin e West Hamit.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Polemika në mes politologut Bardhyl Mahmuti dhe teologut Mustafa Bajrami…