Andi, Gresës: Ndoshta ti nuk ishte e preferuara e publikut, por je e preferuara ime

17 janar 2023 | 21:59

Banori i formatit televiziv, Big Brother VIP Kosova, Andi ka vazhduar t’i shprehë dashurinë e tij Gresës, pasi dyshja janë bërë bashkë brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh”.

Andi ka thënë se përkundër që Gresa rezultoi të ishte më pak e preferuara e publikut, ajo vazhdon të mbetet e preferuara e tij, shkruan Klankosova.tv.

“Më shiko një herë në sy të të them diçka. Ndoshta, ti nuk ke qenë e preferuara e publikut, por je e preferuara ime. Por, edhe publiku të do, veç se ata nuk shohin, çfarë shoh unë, sepse do të ishin çmendur”, ka thënë ai me shaka.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trepça ’89 ka vazhduar me përforcime në afatin kalimtar të…