Qeveria emëron Andin Hotin kryetar të Delegacionit të Kosovës për bisedime për personat e zhdukur
14 korrik 2021
| 16:40
Qeveria e Kosovës të mërkurën ka marrë vendim që djalin e veprimtarit Ukshin Hoti, Andin Hoti, ta emërojë kryetar të delegacionit të Kosovës për bisedime për çështjen e personave të zhdukur në kuadër të Grupit Punues për Persona të Zhdukur.
Andin Hoti, i cili në legjislaturat e kaluara ka qenë deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), para pak ditësh është emëruar nga kryeministri Albin Kurti kryesues i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.