Andin Hoti i përgjigjet Odaloviqit: Dëshira për masakra është ende në gjakun tuaj

17 gusht 2021 | 00:43

Kreu i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit dhe drejtues i delegacionit të Kosovës për bisedime për të pagjeturit, Andin Hoti, ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve provokuese të sekretarit të Përgjithshëm të Asamblesë Kombëtare të Serbisë, Velko Odaloviq.

Ky i fundit tha sot se “kudo që ishin amerikanët, ata u larguan përfundimisht, Prishtina duhet të mendojë për këtë”, duke iu referuar situatës së fundit në Afganistan.

Deklarimet e zyrtarit serb, i biri i veprimtarit të zhdukur Ukshin Hoti, i cili po angazhohet drejtpërdrejtë në mënyrë institucionale për zbardhjen e fatit të babait dhe të gjithë personave që Serbia i mori dhunshëm dhe për fatin e të cilëve ende nuk dihet, po i sheh si shkelje mbi plagët ende të hapura nga lufta e fundit në Kosovë.

Ai në një postim në Facebook një mendësi të tillë të Odalloviq e quan një kërcënim  të hapur se sikur të mos ishte SHBA-ja, shteti serb do të vazhdonte krimet e saja çnjerëzore ndaj popullit shqiptar.

“Një Serbi që e mban të pushtuar Kosovën nuk është as vetë e lirë. Liria e vërtetë e Kosovës është një premisë themelore edhe për lirinë e vërtetë të Serbisë. Kosova për Serbinë është kulti i robërisë së vetvetes, nëse nuk bëhet shans i lirisë dhe i evropianizimit të saj të ardhshëm.” – Ukshin Hoti (Të cilin ende sot e mbani peng)”, shkruan Hoti.

Postimi i plotë:

Sapo ma ngacmove plagën e pashëruar! (Mua dhe mijëra qytetarëve të Republikës së Kosovës)

Sapo mi kujtove masakrat e panumërta, përdhunimet, krematoriumet, vrasjet me mënyrat më çnjerëzore që njeh historia ndaj grave, fëmijëve e pleqve civil në gjenocidin e fundit në Kosovë nga ju!

Sapo mu parafytyruan djegia e njerëzve të gjallë e të vdekur nga Ushtria, Policia, e paramilitarët serb, vetëm PSE ishin Shqiptarë!

Sapo ma ri-dëshmove fjalën ‘dhunë’ tek të zhdukurit ME DHUNË!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës, ka zhvilluar mbledhje korresponduese, në të cilën…