Andin Hoti infektohet me koronavirus

16 gusht 2020 | 14:15

Ish-deputeti i PDK-së, Andin Hoti, ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se shenjat e para të infektimit i ka vërejtur para 3 dite.

Hoti ka treguar se me rekomandim të institucioneve shëndetësore do të vetizolohet  deri në shërim të plotë.

 

Postimi i plotë i Hotit:

Të dashur miq,

Sapo u njoftova nga IKShPK se kam rezultuar POZITIV për Covid-19.

Shenjat e para kanë filluar para 3 dite: Vështirësi në frymmarrje, kollë, humbje e lehtë e shijes!

Me rekomandim të institucioneve shëndetësore do të vet-izolohem deri në shërim të plotë.

I kërkoj falje secilit nga ju që kam pasur kontakt ditëve të fundit, e që si pasojë mund të rezultoj pozitiv në të ardhmen.

I shpreh mirënjohje të pa rezervë mjekëve, infermierëve, e gjithë personelit shëndetësor për mundin që po e bëjnë në luften kundër virusit.

Image may contain: one or more people, people standing and closeup

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sadri Selimi, është ftuar…