Andin Hoti kujton masakrën e Krushës: Lavdi gjakut të lirisë
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Andin Hoti, ka përkujtuar 19-vjetorin e masakrës së Krushës.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se 19 vjet nga krimet e forcave serbe në Krushë, janë 19 vjet të dhimbjes, pritjes dhe krenarisë tonë të përbashkët.
“Krusha e Madhe dhe e Vogël, Celina e Fortesa, Brestoci, Pastaseli e ku jo tjetër në Anadrini e Kosovë, më të dashurit tanë, e kanë bekuar Lirinë me jetën e tyre duke na dhënë forcë, por edhe përgjegjësi për hapat që ne bëjmë sot. 19 vjet nga krimet e forcave serbe në Krushë, janë 19 vjet të Dhimbjes, Pritjes dhe Krenarisë tonë të përbashkët. Lavdi të gjithë të rënëve që e bekuan lirinë me gjakun e tyre!”, ka shkruar deputeti Andin Hoti.