Andin Hoti shkon në zyrat e veteranëve pas debatit rreth arkivave të UÇK-në

10 shtator 2021 | 14:34

 

Kryetari i delegacionit për bisedime për çështjen e personave të humbur në dialogun Kosovë-Serbi, Andin Hoti, ka vizituar OVLUÇK-në pas debatit të fundit lidhur me hapjen e arkivave për UÇK-në.

Hoti ka postuar një fotografi në llogarinë e vet në “Facebook”, duke shkruar se UÇK-ja është themeli i palëkundur i Republikës së Kosovës.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës është themeli i palëkundur i Republikës tonë. Jashtëzakonisht i nderuar nga pritja dhe bashkëbisedimi motivues me përfaqësuesit e OVL të UÇK-së! Zemrat tona rrahin vetëm UÇK”, ka shkruar Hoti.

Një deklaratë e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi lidhur me arkivat për UÇK-në ka ngjallur reagime të skenës politike.

Besnik Bislimi dje ka thënë se pala serbe është dakorduar që të hapen arkivat shtetërore gjatë takimeve që ka pasur në Bruksel dy ditë më parë.

“Gjatë takimit trilateral, pala serbe ka deklaruar se janë dakord që të hapen të gjitha arkivat, sipas tyre nënkupton edhe arkivat shtetërore të Kosovës që kanë të bëjnë me UÇK-në. Unë mendoj që kjo është në interes tonë sepse shumica e varrezave masive ku pretendohet se janë pjesët e mbetura të mbi 1 600 qytetarëve ndodhen në këto varreza për të cilat kanë informata kryesisht arkivat ushtarake të Serbisë”, ka thënë Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka deklaruar se…