Andrej Panadiq, trajner i Ferizajt
12 tetor 2022
| 14:08
FC Ferizaj ka njoftuar se trajnerin nga Kroacia, Andrej Panadiq, do ta drejtojë skuadrën. Ai si futbollist ka luajtur me klube të njohura si Dinamo Zagreb, Hamburg dhe Sturm Graz.
Sa i përket karrierës së trajnerit ai ka drejtuar klube si Radnik, LASK Linz, Istra, Krski dhe Rudar Velenje.
“Me këtë rast, presidenti i ekipit, Lulzim Abazi është shprehur i kënaqur që është arritur marrëveshja me një trajnër që është figurë e rëndësishme e futbollit evropian dhe se shpreson se përvoja e dijet e fituara do të shërbejnë për ngritjen e cilësisë ekipit të FC Ferizaj”, thuhet në njoftimin e klubit. Panadiq do ta zëvendësojë Abnor Morinën që dha dorëheqje para disa ditësh.