Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

18 maj 2024 | 01:27

Sonte, Kroacia mori një qeveri të re të 16-të të kryesuar nga Andrej Plenkoviq i partisë Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ).

Parlamenti kroat votoi për një qeveri të re me 79 vota, ndërsa një deputet abstenoi dhe 61 deputetë votuan kundër.

Pas kësaj, kryeministri dhe ministrat bënë betimin, raporton index.hr.

Votimit i parapriu një diskutim gjithë-ditor, dhjetë orë, raportojnë media kroate.

Pas betimit, Andrej Plenkoviq filloi mandatin e tretë radhazi si kryeministër.

Para kësaj, ai prezantoi në Kuvend programin katërvjeçar të qeverisë së re, i cili bazohet në një “Kroaci të suksesshme, jetike, të drejtë, të qëndrueshme dhe sovrane”.

Qeveria e re do të ketë 18 ministri dhe shtatë zëvendëskryeministra në vend të 16 sa ishin deri më tani.

Qeveria e re e Kroacisë u formua nga Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ) dhe Lëvizja për Atdheun (PD), me mbështetjen e disa deputetëve të partive minoritare, por pa Partinë e Pavarur Demokratike Serbe (SDSS).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ishte një mbrëmje e mërkurë. 21 shkurt 2018. Burri që…