ANDRRA

21 gusht 2019 | 14:38

Poezi nga: Lulzim Tafa

 ANDRRA

(Palimpsest kozmik)

Mos u dëshpëro e dashur
As mos u zhgënje
Sapo e mora vesh
Unë fare nuk  ekzistoj
As ti
E tëra është një anderr

Askush nuk ekziston
Më e keqja
As bota
Asgjë që mendojmë se është
Nuk është

Nuk ekzistojnë malet, detet, oqeanet
As qiejt
Nuk ekzistojnë Planetët
Dielli Toka e Hana
Hana hiq se hiq

(Logjikë), diçka kaq e bukur
S’mund të ekzistoj

Ashtu siç nuk ekzistojnë
vitet e dritës
Kashta e Kumtrit,
Atmosfera, hidrosfera

Biosferë nuk ka
As që ka pas
As që do të ketë
Harroje
PIKË.

Astronautët kanë gënjyer edhe pse
As ata nuk ekzistojnë
Mos beso më në galaktika,
Big bangu ëndërr ka qenë
Si ëndrrat ma,
Të trishta të bukura
Plot zjarr

Lindja e vdekja
Ferri e parajsa
Andrra janë

Mos u dëshpëro
As rruga e qumështit
As gjithësia

Më vjen keq e dashur
Nuk ekziston
As dashuria

Edhe pse të dua

As Prindërit tanë kurrë nuk kanë ekzistuar
(ku janë pra?)

Veç për Zotin e di
Ai është diku,
Mbase është i vetmi që mohohet
Mbase është ai
“Që po na sheh në ëndërr”

Se Zoti
Është një fëmijë i vogël
Që luan me yje

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fragmente intervistash të Umberto Ekos Umberto Eco Jeni rritur në…