Andy Ruiz Jr shkatërron perandorinë e Joshuas

02 qershor 2019 | 12:11

Boksieri 29-vjeçar meksikan Andy Ruiz Jr ka tronditur botën e sportit, duke mundur kampionin e botës të peshës së rëndë Anthony Joshua me “KO teknik” në raundin e shtatë.

Kjo është hera e parë në historinë e këtij sporti që një meksikan bëhet kampion bote në këtë Divizion, me Ruiz Jr që shkruan historinë. Dueli mes tyre u zhvillua në “Madison Square Garden” të Nju Jorkut. Debutimi i Joshua në Amerikë ka qenë i hidhur për britanikun, pasi i kushtoi shumë, titullin kampion bote. Tituj, që nga dita e sotme i mban një meksikan (33 fitore e 1 humbje për Andy Ruiz Jr në karrierë), raporton “Telesport”.

Joshua nuk arriti për asnjë moment të tregojë aftësitë e tij, duke i humbur të shtatë raundet, deri në momentin që gjyqtari ndali duelin. Për britanikun kjo është humbja e parë në karrierë, duke humbur edhe titujt e kategorive WBA, WBO dhe IBF (ka edhe 22 fitore). Në raundin e shtatë ndodhi befasia e madhe, me Joshua që ra në tapet për të katërtën herë dhe pas numërimit gjyqtari ndali duelin. Tashmë për dy boksierët po projektohet revanshi, sipas kontratës, që me shumë gjasa do të zhvillohet në gjysmën e dytë të këtij viti.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka deklaruar…