Aneksimet e Putinit do të dështojnë, thonë ushtarët ukrainas në frontin lindor

02 tetor 2022 | 18:52

Ushtarët ukrainas në frontin lindor të luftës janë të bindur se aneksimet e katër rajoneve, të cilat u shpallën nga Moska zyrtarisht më 29 shtator, nuk do të finalizohen, por do të dështojnë, pasi rezistenca ukrainase është gjithnjë e më e fortë.

Donetsku, Luhansku, Zaporizhzhia dhe Khersoni, në disa referendume false, u pretendua se kanë shpallur bashkimin me Federatën ruse, pas votimeve me pro mbi 90% të njerëzve pjesëmarrës.

Mirëpo, kundërofensiva ukrainase në këto fronte, nuk lëshon pe, duke pretenduar se do t’i rimarrë të gjitha zonat nën kontroll.

Perëndimi gjithashtu nuk i njeh referendumet ruse, madje i ka dënuar atë ashpërsisht.

Vetëm ditën e fundit, Ushtria e Kievit mori nën kontroll qytetin kyç në rajonin e Donetskut, Lyman, duke larguar prej aty – siç përflitet – rreth 5 mijë trupa ruse.

Një prej ushtarëve ukrainas në front, i emërtuar nga media britanike BBC si Olexander, 31-vjeçar, nga vija e parë e luftës në Donetsk, tha se ushtarët rusë i kanë pak metra larg në distancë, por ukrainasit nuk do të sprapsen.

“Këtu situata është shumë e vështirë, është stresuese. Po e luftojmë armikun, por i kemi shumë pranë, rreth 500 metra në distancë”, shpjegon ai dinamikat e luftës.

Më pas, flet edhe mbi referendumet, duke thënë se “asgjë nuk do të ndryshojë nga ato, pasi janë fiktive. Mirëpo, për të dalë përfundimisht në këtë rrjedhojë, janë vetë ukrainasit, të cilët duhet t’i zhbëjnë uzurpatorët.

Një tjetër ushtar, Romani, ka lënë fëmijën e tij pesë muajsh në shtëpi, për t’iu bashkuar luftës.

Edhe sipas tij, situata është e qartë: Të mos lejohen rusët të kryejnë asnjë krim, si ata më të tmerrshmit në Bucha.

“Nuk mund të tregohemi të dobët”, reflekton ai. “Nëse jemi të tillë, rusët do të vijnë si për ne, ashtu edhe për familjet tona. Nuk duhet ta lejojmë këtë”.

Situata, është më e qartë se kurrë, dhe e pandryshuar që prej fillimit të luftës.

Nga njëra anë, është një regjim, i cili po dhunon lirinë e një populli.

Nga tjetra, një popull, i cili po mbrohet nga agresioni i një regjimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është vrarë në Kherson mercenari rus Yegor Gorshkov. Gorshkov kishte…