Anelka, Mbappes: Nëse e dëshiron ‘Topin e Artë’, largohu nga PSG-ja

06 korrik 2021 | 12:05

E ardhmja e Kylian Mbappe vazhdon të jetë çështja kryesore në merkaton e futbollit. I fundit që foli për këtë temë ishte një ish-lojtar i Real Madridit, Nicolas Anelka. Francezi ka shkruar një letër për “The Athletic”, në të cilën këshillon bashkatdhetarin e tij që të largohet nga PSG-ja.

“Nëse dëshiron të marrësh vlerësimet më të larta, do të duhet të largohesh nga PSG-ja në një moment. Çfarëdo që të bëni në Paris do të jetë e mirë, por dikush gjithmonë do të thotë: Epo, keni bërë shumë mirë me PSG-në, por vetëm në Francë. Yjet luajnë në Angli dhe Spanjë, kështu që ju nuk keni garuar me lojtarët më të mirë”, ka shkruar Anelka.

“Ju keni dy zgjedhje, të qëndroni në Paris ose të shkoni te Real Madridi. Pra, do të duhet të vendosni. Nëse dëshironi të fitoni “Topin e Artë”, çka duhet të kërkoni pas Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, do të duhet të garoni me më të mirët. Liga franceze nuk është e lehtë, mos më keqkupto, por mendoj se liga më e vështirë është Premierë Ligë, pastaj Spanja. Nëse dëshiron të jesh një nga më të mirët, bëj atë që bën në Paris, por me Chelsea, Manchester United, Arsenal, Manchester City ose Liverpool. Ndryshe shko në Spanjë te Real Madridi ose Barcelona, apo ndoshta Itali. Pastaj mund të flasim për një ndikim më global”, ka shkruar Anelka.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-bashkëshortja e politikanit të vrarë serb, Oliver Ivanoviq, Marina Ivanoviq,…